Në fshatin Fishtë të Lezhës ka nisur puna për restaurimin e shtëpisë së poetit kombëtar, Gjergj Fishta. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e pranishme në nisjen e punimeve tha se “është folur shumë për këtë shtëpi, ka pasur ndjesi të shtuar si një mosvëmendje drejt kësaj banesë, por problematikat e shumta të pronësisë por edhe hartimi i një projekti të plotë e kanë shtyrë nisjen e punimeve”.
Ministrja Margariti theksoi se janë një sërë aktorësh që po bashkëpunojnë, jo vetëm për rindërtimin e banesës, por edhe për krijimin e një itinerari të quajtur “Gjurmët e Fishës”.
“Projekti madhor nuk është vetëm restaurimi i kësaj shtëpie ku Fishta ka jetuar herët, por itinerari fishtian sepse ne do të vazhdojmë deri në Shkodër me këtë itinerar. Një nga prekjet kryesore është memoriali në shtëpinë e vërtetë ku ai ka jetuar më gjatë, por që për fat të keq nuk gjendet asgjë vetëm një kryq dhe një libër…Po punojnë edhe për një aplikacion për të aksesueshem për rinjtë”.
Në ditën e nisjes së punimeve të pranishëm ishin familjarët. “Nuk mund ta përshkruaj kënaqësinë, gjithmonë kemi dasht ti njihet emri këtij njeriu”, tha mbesa e tij. Rikonstruksioni, që pritet të përfundojë brenda 6 muajve, do të jetë një vlerë e shtuar, pasi zona e Fishtës është kthyer në destinacion turistik.