Nis nga puna atelieri ndërkombëtar shqiptaro-francez:- “Ndërtojmë së bashku të ardhmen e trashëgimisë në Ballkan”, në Shkodër…

Shpërndaje

Nis nga puna atelieri ndërkombëtar shqiptaro-francez:- “Ndërtojmë së bashku të ardhmen e trashëgimisë në Ballkan”, në Shkodër.

Ky atelier ka si qëllim shkëmbimin e përvojave mes ekspertësh francez dhe shqiptarë për mbështetjen e menaxhimit të integruar të trashëgimisë së Luginës së Drinit në Shqipëri.

Në workshopin 3-ditor, atelieri parashikon të trajtojë raste mbi menaxhimin e integruar të hapësirave të trashëgimisë, mbi bazën e modelit në Zonat e Mbrojtura të Francës, për të ruajtur në mënyrë të qëndrueshme vlerën e trashëgimisë së siteve arkeologjike me interes kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar edhe në vizitat studimore të guiduara në terren.

Aktiviteti organizohet nga Misioni arkeologjik Franko-Shqiptar “Lugina e Drinit në Mesjetë” me drejtuese zj.Etleva Nallbani (Ministria e Europës dhe Punëve të jashtme franceze/Qëndra Nacionale e Kërkimeve Shkencore-CNRS, Paris/Instituti arkeologjik i Tiranës) me Rrjetin e Vendbanimeve të Mëdha të Francës – RGSF (Poli ndërkombëtar), në bashkëpunim me Vendbanimin e madh Bibracte-Mont Beuvray, Ambasadën e Francës në Shqipëri, si dhe me partnerët e rrjetit ndërkombëtar të RGSF e me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulture në Tiranë.

Shpërndaje