Nis me përplasje gjyqi ndaj Henri Çilit, ndërrohet në moment të fundit gjyqtarja, kush do të gjykojë botuesin

Shpërndaje

Në momentet e fundit është ndërruar gjyqtari që do të japë masat e sigurisë për 31 të arrestuarve në operacionin “Mezhgorani”, mes të cilëve edhe botuesi Henri Çili. Mësohet se seancën do ta drejtojë Dritan Hasani, ndërsa gjyqtarja Yrvete Shkreli është përjashtuar dje.

Ky vendimi është dhënë nga kryetarja e Gjykatës pas kërkesës së prokurorit Asllan Bajrami. Ky i fundit ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Yrvete Shkreli, pasi dyshohet se kanë pasur përplasje mes tyre për caktimin e masës së sigurisë mes ditës së dielë apo të hënë. Gjyqtarja kërkonte që seanca të mbahej të hënën, dhe jo ditën e sotme.

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e së enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 28 persona të tjerë. Botuesi akuzohet për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Po kështu e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dy ditë më parë.

Shpërndaje