DRTK Shkoder në një bashkëpunim të ngushtë dhe me mbështetjen e Zyrës Vendore, COD, ka ndermarrë iniciativën për dokumentimin e dyerve të vjetra shkodrane, me fokus në tipologjinë dhe historinë e tyre familjare.
Kjo iniciativë synon të ruajë dhe promovojë trashëgiminë kulturore të Shkodrës, duke regjistruar karakteristikat arkitektonike, historinë e secilës derë, si dhe lidhjet e saj me familjet që i kanë përdorur, si një mundësi për të hedhur dritë mbi kulturën e pasur të qytetit dhe si një kontribut në ruajtjen e identitetit historik të Shkodrës, të cilat krahas dokumentimit do të bëhen të njohura për publikun gjatë muajit Tetor.