Nis digjitalizimi, TV1 Channel nga sot në paketën e RTSH…

Shpërndaje

Në kuadër të procesit të digjitalizimit në të gjithë Shqipërinë, nga data 30 shtator 2020, do të ndërpriten transmetimet analoge në zonën e Shkodrës, për të kaluar në ato digjitale. Të gjitha televizionet po marrin masa për të vijuar transmetimet në këtë sistem të ri transmetimi shumë më cilësor.

Në një njoftim të shpërndarë, TV1 Channel bën me dije se do të vijojë të jetë edhe më pranë teleshikuesve, duke iu përshtatur të gjitha ndryshimeve teknologjike.Për teleshikuesit do të vijë në transmetimet digjitale pa pagesë, si pjesë e paketës së RadioTeleviyionit Publik Shqiptar.

TV1 Channel ka shpërndarë edhe një video orientuese për aksesin e teleshikuesve. Mjafton një kërkim automatik në televizorin tuaj dhe mes kanaleve të tjera që mund të ndiqni falas, do të jetë dhe TV1 Channel.

Ky televizion premton më shumë cilësi, më pranë jush me korrektësi, surpriza dhe plot risi tashmë edhe në transmetimet e reja digjitale që shenjëjnë erën e re televizive edhe për Shkodrën.

Shpërndaje