Nikolla vizitë zyrtare në Turqi, Erdogan jep lajmin: Në Janar vizitoj Shqipërinë…

Shpërndaje

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ndodhet në Turqi për një vizitë zyrtare.

Ajo është pritur nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan. Gjatë takimit në Pallatin Presidencial, Kryetarja Nikolla shprehu mirënjohjen e thellë “Për rolin, angazhimin dhe kontributin personal të Presidentit Erdogan në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik midis të dy vendeve.

“Ne gjithashtu vlerësojmë dhe ju falenderojmë për rolin e Turqisë si lobuese e fuqishme në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, zërin e fuqishëm të Turqisë në NATO për  institucionalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si një premisë drejt paqes e stabilitetit në Ballkanin Perendimor, dhe do të dëshironim angazhimin e Turqisë edhe në ndalimin e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete,” ka thënë Nikolla.

Shpërndaje