Ngrohja e shkollave/ Zhabjaku: Këtë vit ngrohja me dru…

Shpërndaje

Kjo është shkolla 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër. Edhe këtë vit funksionon me 2 turne për shkak të numërit të lartë të nxënësve, plot 800 fëmijë.

Drejtorja Nevila Zhabjaku tregon se në 2 vitet e fundit ngrohja është përmirësuar, duke kaluar nga ngrohje me gaz në ngrohje me dru. Të kontaktuar zyra e arsimit në Bashkinë Shkodër bën me dije se këtë vit shkollor ngrohja është mundësuar në çdo shkollë.

Aktualisht në territorin e Bashkisë Shkodër janë 80 institucione arsimore, 67 prej tyre shkolla 9 vjeçare, 13 të mesme të përgjithshme. Këtë vit shkollor pjesa dërmuese e tyre ngrohen me dru dhe me kaldajë si dhe 5 shkolla me gaz. ndërkohë që synimi i vitit të ri shkollor mbetet eleminimi i shkollave me gaz.

Shpërndaje