Teksa vendi ditët e fundit është tronditur nga disa ngjarje të forta kriminale, vrasje e shpërthim me eksploziv, Policia e Shtetit është angazhuar më tepër në terren.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një urdhër të dhënë nga Drejtoria e Policisë së Shtetit për komisariatet e vendit. Në këtë urdhër jepet urdhër që të ngrihen pika kontrolli në zona me rrisk, ndërsa shefat do të raportojnë çdo ditë.
Kujtojmë se pak ditë më parë një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi në Rrogzhinë ku mbeti i vrarë Klevis Kapllani, ndërsa në zonën e ish-NSHRAK-ut, u plagos me eksploziv Preng Gjini. Ndërkohë, një tjetër ngjarje ishte vrasja në Bathore, ku Agron Tanushi vrau ish-kunatën e tij, Jetmira Hasani. Po ashtu, sot u vra në një atentat në Elbasan, Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës.