Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, duke komentuar ngjarjet kriminale në vend tha se prokurorët kanë pasur gjithmonë mbështetjen për të vepruar në përputhje me ligjin, jo vetëm mbështetjen e Prokurorisë së Përgjithshme por dhe Policisë.
Në një prononcim për mediat pas konferencës ku u prezantua harta e re gjyqësore, Çela tha se me gjithë vështirësitë që sot kemi për përballimin e ngarkesës, mesazhi që u është dhënë prokurorive është që të vlerësojnë maksimalisht ngjarjet e rënda, ngjarjet që kërkojnë një angazhim tjetër.
Çela: Në të gjitha rastet që do të hetohen ngjarjet e rënda ka nevojë dhe për një angazhim të SPAK për të vlerësuar elementët e krimit të organizuar në kryerjen e këtyre ngjarjeve. Ju siguroj se prokuroria pavarësisht mungesave vazhdon të kryejë plotësisht funksionet e veta kushtetuese dhe ligjore.