Ngjarje rëndë/ I shpërthen goma e makinës, ndërron jetë 28-vjeçari 

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në zonën e Bathores në Tiranë.

Si pasojë e plasjes së një gome makine ka mbetur i plagosur punonjësi i një gomisterie.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.03.2020, rreth orës 12:04, në Bathore, tek një gomisteri, gjatë punës, aksidentalisht ka plasur një gomë, e për pasojë është dëmtuar rëndë punëtori i gomisterisë shtetasi F.LL, 28 vjeç, i cili gjatë dërgimit për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje