Ngjàrja në Shkoder, Ulqinaku: Nën qeverisjen e Edi Ramës, Shkodra po degràdon dita ditës!

Shpërndaje

Nën qeverisjen e Edi Ramës, Shkodra po degradon dita ditës! Shkodra po humbet qetësinë e viteve më parë!
Qytetit i mungon siguria!

Rrugëve gjen kudo makina të blinduara të grupeve kri,minàle, ndërkohë që policia merret me gjobitjen e motoçikletave të punëtorëve të frutaperimeve.

Qyteti nuk monitorohet nga Policia e Shtetit, sepse tani jemi në prag fushate dhe ato kanë detyrë tjetër; kanë detyrë të ruajnë parcelat me kànàbis që kanë rrethuar Shkodrën në të gjitha zonat periferike!

Edi Rama dhe Sandër Lleshaj janë në dijeni të situatës alàrmànte, dhe sikur të mos mjaftonte ku e kanë zhytur qytetin, sjellin fadromat për të shembur bizneset sezonale, në të vetmin vend në të cilin shkodranët përfitojnë ndonjë të ardhur nga turizmi.

Edi Rama është fajtori kryesor i prishjes së qetësisë në jetën e qytetarëve shkodranë!

Edi Rama është përgjegjës i çdo shkrepje àrme, sepse ai ka privatizuar policinë, të cilën e përdor vetëm kur i duhet; policinë e ka kthyer në torturuese të qytetarëve dhe jo në mbrojtëse të jetëve të tyre.

Qytetarët nuk ia falin dhe ai e di fort mirë, prandaj në 7 vite asnjëherë nuk e bëri pjesë të hartës së tij!

ediramaeshtefajtor

meediramenskateardhme

Shpërndaje