Nga Tirana në Mirditë, si i infektoi me koronavirus djali të dy prindërit e moshuar pa e ditur se ishte i prekur

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se dy prej rasteve të reja me COVID-19 të zbuluara në 24 orëte fundit janë prindërit nga Mirdita të një djali që jetonte në Tiranë.

Nuk dihet se si djali i prekur gjithashtu nga COVID-19 por pa simptoma dhe pa qenë në dijeni përvgjendjen e tij ka dalë jashtë Tiranës për të vizituar prindërit e tij të moshuar në Mirditë duke iu çuar kështu edhe virusin e rrezikshëm.

Tashmë dhe dy prindërit e tij kanë rezultuar të prekur por nuk dihet ende prej sa ditësh janë të sëmurë. Dy rastet e Mirditës u njoftuan sot nga komunikata e përditshme e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga totali i 15 rasteve të reja 9 raste janë në Tiranë, të gjitha kontakte të rasteve të mëparshme, 2 raste janë në Mirditë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, 1 në Has dhe 1 në Kurbin.

Shpërndaje