Nga Redi Shehu
Ajo qe me irritoi me shume nga ngjarja qe nxituan ta quajne “martese” mes nje gruaje dhe nje gruaje, nuk ishte aq shume fakti se u be ne menyre te paligjshme ne kundeshtim me kodin tone te familjes, as edhe se u be ne institucionet shteterore te ngriura nga vota dhe taksa jone.
Ajo qe vertet me shastisi, ishte vajza e vogel e cila shikonte e tronditur se si prindi1 dhe prindi 2, te dyja gra, putheshin ne syte e saj. Nuk do kete veper me mizore se sa nje femije ti vesh perballe nje pamje te tille. Imagjinoni qe ajo ka ardhur ne jete in vitro nga nje baba x dhe ne menyre sekuestruese mbahet nga dy nena.
Ajo kur te rritet, perveç dilemes identitare te saj, do te kete edhe dilemen e asaj se çfare eshte nje nene dhe çfare nje baba. Do rritet gjysmake, invalide menderisht dhe shpirterisht, e kjo vetem nga dy gra egoiste qe mendojne vetem per epshet e veta. Ky eshte civilizimi? Ky eshte emancipimi? Kjo eshte e verteta, dhe e gabuara ndodhet kudo tjeter?
Trauma e vogelushes qendron tek natyrshmeria e pafajshme e saj qe biologjikisht e therret drejt dashurise se strehes se nenes dhe babait, por nga ana tjeter realiteti kontrovers dhe i panatyrshem i lesbizmit e huton qe ne vegjeli.
Ketu tregohet se sa shteti dhe insitutcionet e tij bejne per femijet dhe familjen. Sado shkolla te ndertohen , kurre nuk kane per ta amortizuar traumen e femijeve te tille.