
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Shkëlqim Sterkaj, vijon me intensitet takimet në terren, duke ndezur motorët e fushatës në njësinë administrative Gruemirë. Me një angazhim të palëkundur për t’u qëndruar pranë qytetarëve dhe strukturave të PS-së, ai synon të forcojë bashkëpunimin dhe të ndërtojë mbi themelet e forta të mbështetjes që e majta ka në këtë zonë.
Postimi i kandidatit Sterkaj:
Ndezëm motorrët e fushatës me strukturat e PS në Gruemirë
📍. Patëm kënaqësinë të zhvillonim një takim organizativ e frytdhënës me strukturat e Partisë Socialiste🌹 në njësinë administrative Gruemirë. Një moment i rëndësishëm ky për të ndarë vizionin tonë, për të dëgjuar nga afër zërin e bazës dhe për të bashkërenduar hapat që do të na çojnë drejt një fitoreje të sigurt.
Gruemira ka qenë dhe do të mbetet një bastion i së majtës progresiste – bashkë do të ecim përpara për të ndërtuar të ardhmen që meritojmë!
#BashkohuMeNe #PërShqipërinëEuropiane #votoshkelqimsterkaj
