Nga Dhjetori, ritestohen shoferët me gjoba dhe ata që u skadon patenta

Shpërndaje

Drejtuesit e mjeteve të cilëve u ka skaduar patenta dhe ata me gjoba dhe heqje pikësh do të ritestohen duke filluar nga muaji dhjetori i këtij viti.

“Ata që e kanë pasur të skaduar lejen e drejtimit dhe kanë vijuar të qarkullojnë me vite me radhë leje drejtimi të skaduar. Kategoria tjetër janë ata që kanë gjoba dhe heqje pikësh”, thotë drejtori i shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe.

Gonxhe thotë se ritestimi do të kryet pa asnjë kosto për drejtuesit e mjeteve dhe si qëllim ka ndërgjegjësimin.

“Është tërësisht pa pagesë. Është transparent.”

Po ashtu, kreu i shërbimit të transportit rrugor shpjegoi se si do të realizohet ritestimi.

“Një pyetësor me një numër shumë të vogël pyetjesh, të cilat bazohen te normat e sjelljes në qarkullim, të cilat janë të gjeneruar nga kompjuteri elektronikisht.”

Referuar shifrave, nga muaji Janar 2020 deri në korrik 2021 janë penalizuar 12,633 drejtues mjetesh për shkelje të rënda ndërsa 439 prej tyre e kanë humbur të drejtën e përdorimit të patentës pasi kanë ezauruar të gjitha pikët.

/Ora News/

Shpërndaje