Nga data 4 Janar 2025 autostrada Kashar-Thumanë bëhet me pagesë! Kompania koncesionare njofton aplikimin e tarifës…

Shpërndaje

Nga data 4 Janar e vitit të ardhshëm (2025), në autostradën Thumanë-Kashar nis aplikimi i tarifës së kalimit. 

Kompania koncesionare “Gener 2” që ka ndërtuar dhe mirëmban të vetmin aks rrugor të kategorisë “A”, njoftoi sot (13 Dhjetor) nisjen e aplikimit të tarifës, pas 6 muajsh kalimi pa pagesë. 

Vepra e re infrastrukturore 21 kilometra e gjatë, pjesë e “Korridorit Blu”, veç sigurisë dhe komoditetit, shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit për qytetarët dhe bizneset. 

Autostrada Thumanë-Kashar është segmenti i parë i ndërtuar dhe i hapur për qarkullim prej 30 Qershorit, nga pesë të tillë që përbëjnë “Korridorin Blu”.

Shpërndaje