Nga burgu i sigurisë së lartë drejt SPAK, Admir Tafili pritet të hapë “kutinë e pandorës” për ngjarje të rënda kriminale

Ditën e sotme është sjellë në SPAK nga burgu i sigurisë së lartë të Burrelit i dënuari i përjetshëm Admir Tafili. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka bërë me dije se ka kërkuar rihapje dhe hetim të thelluar për vrasjen e babait të tij, Bahri Tafili. Gjatë të gjithë ditës së sotme, është pyetur nga dy prokurorë të SPAK ndërsa seanca ka përfunduar për të rinisur sërish ditën e nesërme.

Burime të sigurta për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, Admir Tafili po hap “kutinë e pandorës” për ngjarje kriminale të ndodhura së fundmi dhe gjatë dy dekadave në qytetin e Shkodrës, ku përmenden grupe të forta kriminale.

Admir Tafili është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi si dhe 22 vite burgim për vrasjen në tentative kundër ish-shefit të Krimeve, Prel Pjetrushi.

Tafili akuzohet edhe se drejtonte nga burgu një grup të strukturuar kriminal, i cili shërbente për ekzekutime me porosi, si edhe për vendosje tritoli.

Grupi i tij përbëhej nga Alfred Qefalia nga Tirana, Kristi Pine nga Elbasani, Aleksandër Gora nga Pogradeci dhe dy të tjerë të shpallur në kërkim.

Admir Tafili nga të dhenat rezulton se ka dhënë porosi per vrasjen me armë zjarri të shtetasit, Ibrahim Mani.

Gjithashtu grupi akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë për shkak të cilësive të veçanta me vendosje lëndë eksplozive në automjetin Drejtor i Burgut te Fushë-Krujës.