Nga Anila Hoxha/ Cfarë do ndodhë mbas masakrës së Velipojës?…

Shpërndaje

nga Anila Hoxha

Cfarë do ndodhë mbas masakrës së Velipojës ?

Veliu për të ruajtur veten, do shkarkojë Drejtorin e Shkodres Niko Brahimi. Niko pas ca ditësh shkon drejtor tek mbrojtja e dëshmitarëve .
Në Shkodër shkon me ceremoni solemne i komanduar ose nëndrejtori, ose ndonjëri afër rrethit te besimit.

Veliun e thërret ministri, edhe pse ky i fundit ka ca krisje me të dhe nuk e ka shumë qejf. Veliu i tregon Cucit që nuk e ka fajin policia dhe se nuk kishte informacion për konflikte.

Të hënën , RENEA, FNSH dalin në rrugë, ca në male hashashi e ca ne qytetet e krimit. Mbas disa orëve show , do kapen ca pistoleta , ca makina pa letra.
Me pas, dy tre shefa do levizen .

Do bëhet mbledhje analitike në drejtori , zyra e shtypit exclusivisht përmes whatsappeve do shperndaje fotot me mesazhet kunder krimit.
Krimi do trembet nja 5 a 6 orë e do shmangë postblloqet që jane ngritur dhe… Kaq.

Shpërndaje