Nga 4 janari, me certifikatë vaksinimi në punë, kategoritë që preken…

Shpërndaje

Fillimi i vitit të ri do të nisi me masa të reja anti-covid. Duke filluar nga 4 janari 2022, ashtu siç ishte paralajmëruar të gjithë punonjësit e administratës, qendrave tregtare, supermarketeve dhe marketeve ushqimore do u duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit.

Të gjithë punonjësit e këtyre kategorive duhet të depozitojnë në subjektet e tyre të punës një nga dokumentet që tregon se nuk është bartës i virusit, ose është i vaksinuar. Urdhri është firmosur nga Ministria e Shëndetësisë më 23 dhjetor.

Punonjësit duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit, ndryshe do u duhet që të paraqesin dëshminë e lëshuar nga e-albania që vërteton shërimin nga Covid-19, ose çdo pesë ditë përgjigjen e testit për të dëshmuar që nuk janë mbartës të virusit.

Zbatimi i këtij urdhri do të monitorohet nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me ISHP.

Shpërndaje