Nga 15 prilli do të shtohet lista e aktiviteteve që do t’i kthehen punës, kundrejt zbatimit të masave që nga përdorimi i maskave dhe dizifektantëve për klientët. Kryeministri Rama tha se nga mesi i muajit edhe disa biznese të tjera do t’u kthehen aktiviteteve të tyre.
Kryeministri u shpreh se do të kthehen në punë, dyqanet e tregtimit të peshkut. Për sa i përket taksive, Kryeministri veçoi se do të jetë një bizneses që do të vazhdojë të mos punojë.
“Duam të lehtësojmë aktivitetet në njësi individuale shërbimi. Jo në restorante, kafe, palestrat, që do të vazhdojnë të jenë mbyllur si dhe ato që janë brenda qëndrave tregtare. Të gjitha ata që kanë njësi të tilla të përgatiten me maska, doreza, me dizifektant për të gjithë klientët. Nëse këto masa nuk zbatohen, dënohen me konfiskim, me mbyllje të aktivitetit deri në heqje lirie. Loja nuk është hapur për të gjithë, por ne po mendojmë për të punësuarit dhe të vazhduarit të aktivitetit.”
Për sa i përket qytetarëve, Rama tha se fasha e orarit të pazareve nga 1 orë nga kjo javë pritet të zgjasë 90 minuta.
“Nuk është fasha e orarit problemi, por papërgjeshmëria. Të gjitha këto masa janë gati, por do të jenë të përshkallëzuara me pikatore. Asnjë nuk do të nisë pa parë ecurinë e kurbës së epidemisë për këtë javë.”
Për të prekurit nga tërmeti, Rama tha se shumë shpejt fillon puna për strukturën e rindërtimit në Thumanë. Sipas tij, jashtë Tiranës së shpejti do të rindërtohen 46 shkolla.