Kur menduan se PSG më në fund e kishte ekipin e kompletuar, me rikthimin e Sergio Ramos, gjërat shkuan ndryshe.
Parisienët zhvilluan sot ndeshjen kundër ST Etienne në Ligue 1, e cila u mbyll me rezultatin 3-1, por një episod ka shqetësuar të gjithë drejtuesit e skuadrës së Parisit.
Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar u largua me barelë në minutën e 86′ pasi pësoi një dëmtim të tmerrshëm në kyçin e këmbës.
Lojtari nuk mundi të vazhdonte pjesën e mbetur të lojës, duke dalë jashtë fushën së blertë nën lot.
Pritet fjala e mjekëve se sa do të qëndrojë jashtë fushave braziliani.