Nesër nis vaksinimi me dozat kineze në Shkodër, cilat janë grupmoshat që do ta marrin…

Shpërndaje

Nesër fillon vaksinimi në Shkodër me vaksinat kineze Sinovac. Xheni Halili, drejtore e Njësisë së Kujdesit Shëndetësor Shkodër u bëri të ditur se orari do të jetë 09.00 me 13.00. Po ashtu, bëhet e ditur se nga nesër do të vaksinohen grup-moshat 77-79 vjeç tek Drejtoria e Shëndetit Publik, grup-moshat mbi 85-vjeç do të vaksinohen nëpër qendrat shëndetësore përkatëse.

Halili u shpreh se qytetarët që janë të moshës 80-84 vjeç do lajmërohen nga mjeku i familjes sapo të përfundojnë marrjen e dozave mbi 85-vjeçarët.

Sipas saj, objektivi është që të bëhen rreth 1000 vaksina në ditë, por shtoi se ka vaksina mjaftueshëm për të gjithë ata që duan të vaksinohen. sb/abcnews.al/

Shpërndaje