Një marrëveshje për heqjen e ndërsjelltë të vizave është nënshkruar ditën e sotme mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë.
Marrëveshja është nënshkruar në Ambasadën e Bjellorusisë në Moskë, mes ambasadorit bjellorus Vladimir Semashko dhe atij shqiptar në Rusi, Arben Gazioni.
Pasi të hyjë në fuqi, marrëveshja do t’i mundësojë shqiptarëve dhe bjellorusëve të vizitojnë pa qenë nevoja për vizë shtetet përkatëse për një periudhë 30 ditore.
Marrëveshja ka për qëllim promovimin e lidhjeve tregtare dhe afariste, turizmin, si dhe për të zgjeruar kontakte kulturore, shoqërore dhe humanitare.