Nënshkruhet marrëveshja mes DPA-së dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

Shpërndaje

Studentët do ndihmojnë në përpunimin e dokumenteve në gjuhë të rralla.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave zhvilloi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës mbi përpunimin e dokumenteve arkivore të gjuhëve të ndryshme e të rralla i cili nis për pak ditë.

Në këtë marrëveshje ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave dr. Ardit Bido dhe Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja prof. Altin Sula. Na ndodh shpesh që në punën tonë të përditshme të hasemi me dokumente në gjuhë të cilat nuk ka arkivist që ti di, të cilat kanë mbetur stok prej kohësh në vendruajtjen e DPA-së për shkak të pamundësisë objektive që ti njihen ato gjuhë. Përmes kësaj marrëveshje Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave plotëson dy momente të rëndësishme lidhur me dokumentet. E para duke ju dhënë mundësisnë studentëve të aksesojnë këto lloj dokumentesh që do të jenë të përpunuara dhe nga ana tjetër studentët e Gjuhëve të Huaja do kenë mundësi të zhvillojnë praktikat e tyre mësimore duke bërë një punë të rëndësishme dhe reale për të mirën e arkivit , për të mirën e studiuesëve dhe për të mirën e kombit. Një falenderim i vecantë shkon për Dekanin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja prof.Altin Sula i cili u tregua i gatshëm për të bashkëpunuar menjëherë sapo ja propozuam nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje” – tha z. Bido. Ndërkohë prof. Sula tha se është kënaqësi që të krijohet një lidhje e drejtëpërdrejtë me një Institucion të rëndësishëm sic është Arkivi i Shtetit i cili i jep mundësinë studentëve tanë të testohen dhe të promovohen nëpërmjet kësaj praktike.

Shpërndaje