Boksieri shkodran që shkëlqen në aktivitetin “Grushti i Artë” në kryeqytet, ka arritur fundjavën që lamë pas suksesin e 8-të në karrierë nga të cilat 6 i ka me KO.
Në fundjavën e shkuar në Podgoricë të Malit të Zi, Nelson Hysa zhvilloi ndeshjen e tij të radhës dhe për rrjedhojë arriti fitoren e 8-të në boksin profesionist, nga te cilat 6 me nockout.
Fitorja e ndeshjes të së premtes ishte mjaftë e pastër për të mos na lënë asnjë hapësirë për diskutime. Një performancë të shkëlqyer i dha Hysës një prej titujve të rëndësishëm botëror UBF, Titull Amerikan të Boksit.
Vlen të përmendet se Hysa dominoi ndeshjen që në raundin e parë me një performancë të shkëlqyer përballe kundërshtarit kolumbian Novoa. Ndeshja u mbyll në raundin e 3-të me një knock out të boksierit tonë.