
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, vijon takimet me qytetarët në çdo cep të Shkodrës, duke ndarë vizionin e tij për një të ardhme më të mirë. Në një takim të ngrohtë në zemër të lagjes Perash, ai u prit me entuziazëm nga banorët dhe bizneset lokale, të cilëve u prezantoi angazhimet për zhvillim ekonomik, mbështetje për sipërmarrësit dhe përmirësim të jetës së përditshme.
Postimi i kandidatit Hoti:
Në zemër të Perashit, me qytetarët e Shkodrës që duan ndryshimin!
Sot, së bashku me drejtuesin politik Prof. Luciano Boçin dhe kandidatët Arben Lushaj dhe Matilda Matija patëm kënaqësinë të takonim banorët dhe bizneset e lagjes, ku ndamë vizionin tonë për një Shqipëri Madhështore.
Zhvillimi ekonomik, mbështetja për sipërmarrësit dhe përmirësimi i cilësisë së jetës janë angazhimet tona të palëkundura.
Faleminderit për mikpritjen, entuziazmin dhe përkrahjen tuaj! Më 11 Maj, le të bëhemi bashkë për të sjellë ndryshimin që meriton Shkodra!
