Nga Musa Kurtulaj
Të merkuren në plazhin e Velipojës, Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit ( IKMT) filloi prishjen e lokaleve prej druri kryesisht, që janë në brezin ranor.
Puna më bëri ta ndiqja nga afer ketë operacion, domethenë u bëra vetë deshmitarë se si shteti në syrin e njerëzve i ngjante strucit në rerë !
Zyrtarë të shtetit që nuk kanë kurajon të tregojnë pozicionin e tyre hierarkik, kush i drejton apo kush i përfaqëson !
Zyrtarë të shtetit që marrin në Tiranë një listë vëndimësh të Bashkishë Shkoder për ti ekzekutuar, por kur vinë në Velipojë u përplasin edhe vëndime të tjera për të njejtin objekt, sa u vjen mendja verdallë dhe nuk kanë as guximin me minimal për të dhënë një përgjigje !
Zyrtarë të shtetit që nuk duan të ja dinë se ekzekutimit të çdo vëndimi i paraprihet me disa procedura strikte njoftimi të qytetarëve që prekën, dhe respektimit të drejtës së tyre për tu ankuar !
Zyrtarë të shtetit që me paftësinë e tyre në organizim dhe veprim, i bejnë një dëm të madh vetë shtetit duke e diskredituar në sytë e qytetarëve !
Zyrtarë të shtetit që nuk e kanë fare idenë se çdo të thotë ti kopsitësh mirë letrat para së të ndërhyshë për zbatimin e një vëndimi, por tundin në Velipojë një listë vëndimesh të marra që në vitin 2017 e 2018 dhe të paekzekutuara deri sot, ne mes të vitit 2020 !
Zyrtarë të shtetit që vihen në siklet nga qytetarët , kur u kërkohet hesapë nga ana e tyre se pse bejnë nderhyrje në menyrë selektive !
Zyrtarë të shtetit që ndihen të bezdisur nga mediat, thjeshtë për faktin e vetëm se u kërkojnë atyre transparencë përballë publikut ! Kësi soji zyrtarësh të shtetit pashë unë të merkurën në Velipojë !
Nuk më treguan të tjerët për ta, por i pashë unë, i kontaktova unë, i dëgjova unë dhe i filmuam në funksion të i informimit të publikut, sipas standarteve profesionale të gazetarisë televizive, duke duruar edhe ndonjë kërcënim halabakësh në drejtim të kameramanëve nga të “fortët” e Velipojës !
Nuk mund të mos e themi se aty nga oret e drekës erdhen në Velipojë dy zyrtarë të një formati tjeter, për hirë të së vërtetës, Nëndrejtori i Policisë së Qarkut të Shkodres,Dashamir Spaho, dhe Drejtori i Ekzekutimit të Vëndimeve në IKMT, Fatmir Meta, por ishte vonë !
U pa fare qartë edhe avazi i vjetër i Bashkisë Shkoder, e cila qëndrimin e saj prej struci e ka kthyer në metodë pune, ose hedhë gurin e fahehë dorën, gjë që u provua edhe të merkurën në Velipojë ! Qoftë edhe një nënpunës i saj i vetëm nuk kishte marrë mundimin të vinte në Velipojë, për të shoqëruar IKMT-në !