Armando Broja ka mbyllur sezonin me Fullhemin dhe në këto ditë ka udhëtuar drejt Shqipërisë. Sulmuesi pritet të jetë pjesë e grumbullimit të trajnerit Silvinjo për Euro 2024, por sot ka qenë në stadiumin “Air Albania” për një arsye tjetër.
Futbollisti ka qenë në impiantin e kryeqytetit si një tifoz i thjeshtë në “finalen e vogël” të kampionatit, mes Skënderbeut dhe Vllaznisë.
I ngacmuar nëse kishte ardhur këtu si tifoz i Shkodrës, ai u përgjigj me shumë humor. “Jo, jam si tifoz i Vllaznisë”./PanoramaSport/