Në radhë për të mbushur ujë/ Banorët e Nënshkodrës bëjnë kilometra për të siguruar ujin e pijshëm…

Shpërndaje

Kjo është një çezme e zakonshme. Ndodhet në hyrje të fshatit Bërdicë sapo merr rrugën në drejtim të Velipojës dhe është shumë e rëndësishme për banorët e disa fshatrave të Nënshkodrës. Që me përmbytjet e viteve të kaluara, rrjeti i ujësjellësit në disa fshatra të Bërdicës dhe Dajçit ka dalë jashtë funksionit, ndaj ky është burimi i vetëm për ta që vjen me rrjedhje të lirë nga depozita që ndodhet në Bahçallek.

Disa here, ish-komunat, aktualisht njësitë administrative, e kanë ngritur këtë shqetësim, por akoma edhe sot e kësaj dite, nuk ka një projekt për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në këto zona.

Shpërndaje