Familja e Zef Boçit në Fushë Mamurras të Kurbinit, ende jeton jashtë ambienteve të banesës së dëmtuar që nga tërmeti i shtatorit të vitit të shkuar.
Lëkundjet e dyta më të forta të 26 nëntorit e dëmtuan edhe më shumë ndërtesën, e cila pas akt-konstatimeve në terren është vlerësuar si e banueshme nga autoritetet. Por familja prej 6 anëtarësh nuk jeton brenda saj nga frika e shembjes.
Për Zefin ka qenë e vështirë ta kalojë dimrin dhe verën jashtë, duke qenë se ka edhe probleme shendetesore.
ZEF BOÇI KRYEFAMILJAR:
“Jam invalid. Banesa më është dëmtuar që në shtator, që nga nëntori fle jashtë. Komisioni e ka nxjerrë të banueshme. Kam bërë kërkesë dy tre herë, kam takuar vetë kryetaren, do vij ta shoh ka thënë, nuk erdhi. Kam kërku çadër, kam kërku ndihma, asgjë. Bona një vit që jam këtu, invalid.”
Sipas kryefamiljarit, institucionet vendore kanë anashkaluar problemin e dëmtimit të banesës së tij. Ai apelon për një rivlerësim të dëmeve.
“Kam bërë 3 herë kërkesa bashkisë, dhe asnjë lloj përgjigjeje, shkrimi, gjëje. Inxhinierët privatisht i kam marrë, kanë thënë është e pabanueshme, gojarisht, jo me shkrim. I bëj apel shtetit të vijë të më shohë se ku jetoj si fillim . Dhe kërkoj që të vijë një grup ekspertësh të shtetit ta shohin gjendjen e shtëpisë, nqs më takon gjë.”
Zef Boci nuk është i vetmi kryefamiljar qe i kalon ditet dhe netet jashte shtepise. Shume te tjere po presin fondet e rindertimit, per t’i paraprire vjeshtes dhe dimrit qe po vijne./vizionplus/