Vitet e fundit shumë familje në fshatin Obot po hasin vështirësi ekonomike për shkak se një pjesë e konsiderueshme e tokave janë lënë pa punuar. Kryetari i këtij fshati Gregor Pemaj thotë se 70 përqind e sipërfaes së tokës është lënë pa u punuar teksa rëndit disa nga arsyet vecanërisht fenomenin e përmbytjeve.
Ai bën edhe një apel që shteti të krijojë masa lehtësuese për fermerët. Perfitimet e fermerëve janë reduktuar ndejshëm kjo sepse cilësia e tokës është përkeqësuar nga përmbytjet vit pas viti.Oboti është një fshat i vogël i Shkodrës, por i njohur në të gjithë Shqipërinë si i përmbyturi i përvitshëm. I shtrirë buzë lumit të Bunës, në të majtë të rrugës nacionale Shkodër-Muriqan, fshati noton në ujë, sa herë hapen portat e shkarkimit në hidrocentrali Vaun e Dejës.