Policia raportoi sot një ngjarje të ndodhur në ditë më parë në burgun e Fierit, ku tha se një efektiv është goditur ne send të fortë nga një person i paidentifikuar dhe se i plagosuri ndodhej në spital jashtë rrezikut për jetën.
Por, ish-kryeministri Sali Berisha, përmes denoncimit të qytetarit digjital, jep një tjetër version për ngjarjen, duke thënë se është një revoltë në burgun e Fierit, ku për pasojë ka përfunduar në koma shefi i edukimit Nazmi Doko, ndërsa shumë policë janë plagosur.
Sipas denoncimit, dhuna ndaj policëve të burgut ka ndodhur gjatë ditëve të amnistisë për mënyrën sesi i janë trajtuar.
Postimi i Berishës:
Revoltë në burgun e Fierit!
Në koma shefi i edukimit në burgun e Fierit!
Disa policë plagosen nga të burgosurit.
Ngjarja mbahet sekret si në shpellat e mafies!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Miredita i nderuar doktor Berisha!