Në kërkim prej tre vitesh, Policia e Shkodrës ndalon ish-inspektorin e taksave…

Share your love

Shkodër/ Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, të DVP Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim, Tomë Shyti, 56 vjeç, banues në fshatin Thethë, Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim të formës së prerë Nr.917, datë 22.11.2018, e ka dënuar me 2 (dy) vite burg, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme

Share your love