Në kërkim për vrasje, shkodrani qëllohet me armë gjatë operacionit, RENEA e çon në spital…

Shpërndaje

Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër. Burime thonë se i plagosuri është 55-vjeç dhe dyshohet se ishte në kërkim për vrasje.

Ai mbeti i plagosur gjatë operacionit që RENEA ka zhvilluar gjatë natës në kryeqendrën e veriut për kapjen e personave në kërkim.

E ndërsa ende nuk dihet zyrtarisht se kush e qëlloi, efektivët e RENEA-s e kanë dërguar fillimisht në spitalin e Shkodrës dhe më pas drejt Tiranës te “Trauma” pasi është në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve që ka marrë.

Në vazhdim pritet që të ketë një njoftim zyrtar nga policia e shtetit lidhur me operacionin në Shkodër dhe faktin se kush e plagosi 55-vjeçarin.

Shpërndaje