Shkodër/Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Vihet në pranga 19-vjeçari i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë të një shume parash në një dyqan në fshatin Drisht.
Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë veprimeve profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 02.04.2021, në fshatin Drisht, ku dy shtetas vodhën nën kërcënimin e armës, një shumë parash në dyqanin e shtetases Y. C. Si rezultat i veprimeve hetimore, më datë 06.09.2021 u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, shtetasi A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Gjithashtu, mëngjesin e sotëm është kapur dhe ndaluar autori tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje, shtetasi:
D. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.
Këta shtetas dyshohen se paraditen e datës 2 prill 2021, në fshatin Drisht, në bashkëpunim më njëri-tjetrin, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një shumë parash në dyqanin e shtetases Y. C.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.