Në kërkim për atentatin me armë në Shkodër, i riu tregon me video vendin ku ndodhet…

0
1019

Sehar Xhenje 24 vjeç është njëri nga personat e shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës për atentatin ndaj Tauland Pepaj më 21 Shkurt në lagjen “Skënderbeg” të qytetit verior.

24-vjeçari ka folur ekskluzivisht nga arratia për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus duke mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, duke thënë se ndodhet në Itali dhe në momentin e ngjarjes nuk ka qenë në Shqipëri, pasi është larguar nga vendi që prej muajit Janar.

Gazetari Spartak Koka i ka kërkuar të riut që të tregojë vendin ku ndodhet se ku ndodhet. Sehar Xhenje ka rrëfyer se po qëndron në Torino të Italisë, dhe këtë e demostruar me video gjatë komunikimit live përmes Skype. Ai thotë se ndodhet në fshatin Alba të Torinos.

Spartak Koka: Emri juaj ka dalë zyrtarisht në një komunikatë policie ku akuzoheni drejtpërdrejt si të përfshirë në ngjarjen pranë karburantit në lagjen “Skënderberg”. Si ta provojmë ne që jemi nga Torino? A mund të na tregosh një gjë të besueshme për opinionin publik apo të dalësh në dritare të na tregosh nga ku po flet? Përse duhet të të besojnë qytetarët në këtë intervistë që ndjekin dhe mos besojnë policinë?

Tregon me video nga po flet.

Sehar Xhenje: Besoj shteti shqiptar nuk i ka këto vila, këto shtëpi…Dallohet pamja.

Spartak Koka: Në cilën jemi këtu? Në cilin lokalitet fiks?
Sehar Xhenje: Torino, Alba, fshat i Torinos.

Spartak Koka: Por ju jeni të gatshëm të vini në Shqipëri të ballafaqoheni me akuzat që janë ngritur vetëm me kushtin që në rast se dilni i pafajshëm të riktheheni dhe njëherë në Itali?

Sehar Xhenje: Po. Me një kusht, në qoftë se mua ma jep me firmë shteti shqiptar që ty të kthejmë edhe njëherë në Itali ku je, jam i gatshëm që në nesër vij edhe më me më prit Policia e Shkodrës, të më presin në Rinas, të futen deri tek avioni. Në qoftë se ma garantojnë, në qoftë se s’ma garantojnë unë s’jam i gatshëm. S’kam të ardhme në Shqipëri, nuk kam çfarë të bëj në Shqipëri, unë për këtë punë kam ikur nga Shqipëria.

Spartak Koka: Po Tauland Pepajt, kush mendoni se mund t’ja ketë bërë atentatin?

Sehar Xhenje: S’e di… Nuk kam informacion. Nuk kam lidhje.

PËRGJIGJU