Blerina Haka është emëruar drejtore e re e kadastrës në Shkodër, duke zëvendësuar Flladi Danon, i komanduar me herët në këtë post.
Ajo merr këtë detyrë pas një përvoje si inxhiniere në kadastrën e Tiranës, ku ka shërbyer për disa vite.
Prezantimi i saj është bërë në prani të stafit të kadastrës Shkodër duke marrë kështu drejtimin e një prej institucioneve më problematike ndër vite në vendin tonë, ku sfida me pronat është e madhe. Ndryshimet në drejtoritë e Shkodrës kanë vijuar që prej nisjes së mandatit tëe tretë qeverisës nga Rama.