Në gjendje të dehur, i riu në Kamëz bie nga kati i dytë i shtëpisë, dërgohet me urgjencë në spital

Shpërndaje

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 31.12.2021, rreth orës 20:50, në Kamzë, në rrugën “Adriatik”, duke qenë në gjendje të dehur, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banon, shtetasi E. L., 30 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje