Zyra Vendore Arsimore në Shkodër, do të ketë që sot drejtuesen e re të këtij institucioni.
Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, kanë emëruar këtë të mërkurë në krye të këtij institucioni Sindis Koplikun.
Sindis Kopliku zëvëndëson në këtë institucion Blediana Nikën.
Sindis Kopliku, ëmërohet në këtë institucion pas një eksperience disa vjecare në arsimin parauniversitarë ndërkohë që së fundmi ka punuar pranë Zyrës së Punës në Shkodër.
ZVA, është institucioni i radhës që I nënshtrohet ndryshimeve pas Kadastrës, Drejtorisë së Tatimeve dhe Drejtorisë së Transportit Rrugore.