Ndryshon orari i sfidës Vllaznia – Partizani…

Shpërndaje

Ndryshime në axhendën e javës së 26-të të Kategorisë Superiore!

Bëhet fjalë për kryendeshjen mes Vllaznisë dhe Partizanit, e cila ishte parashikuar për t’u zhvilluar të shtunën në orën 13:00.

Por pas ankesave të klubit shkodran, FSHF vendosi përfundimisht që ky takim të luhet në orën 16:00, njësoj me ndeshjen tjetër Teuta-Laçi.

Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport” nga burime të FSHF-së. Ndërkohë që ditën e dielë do të luhen 3 sfidat e tjera.

Java do mbyllet me takimin Kukësi-Skënderbeut, takim ky që do të luhet në orën 16:00.

Java 26 (3-4 prill)

Të shtunën:

Vllaznia-Partizani 16:00
Teuta-Laçi 16:00

Të dielën:

Tirana-Apolonia 13:00
Bylisi-Kastrioti 13:00
Kukësi-Skënderbeu 16:00

Shpërndaje