Komiteti Teknik i eksperteve këtë të enjte në një dalje për mediat kanë vendosur që të marrin një sërë vendimesh lehtësuese persa i përket masave të reja anti Covid.
Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli, është shprehur se në kuadër të situatës pandemike dhe shifrave të ulëta të infektimeve me Covid, Komiteti ka vendosur që nga 1 qershori të të hiqet përdorimi i maskës në ambientet e hapur, por ajo do të vijojë që të mbahet në ambientet e mbyllura ku ka grumbullime.
Ajo është shprehur se nga 1 qershori ora policore do të jetë nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
Gjithashtu kanë lejuar grumbullimet me më shumë se 10 persona dhe tashmë pas shumë muajsh mbyllje do të lejohet grumbullimi në stadiume me numër të kufizuar tifozësh.
Ndërkohë do të vijojnë që të qëndrojnë të mbyllur klubet e natës.
“Përcaktimi i masave në përputhe me indikatorët e situatës dhe ndihet mirë efekti i vaksinimit. Në këtë situatë komiteti mendon se ka vend për lehtësim. Nga data 1 qershor të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme, por do të mbahet në ambientet e mbyllura dhe në transportin publik.
Nga 1 qeshori ora policore do të kalojë në orën 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Klubet e natës do të vijojnë të jenë të mbyllura. Nga 14 qershori grumbullimet nga 10 persona në 50 persona, nga 1 korriku do të shtyhet në orën 24:00. Do të lejohen kampionatet sportive me kapacitete të reduktuara, aktivitetet e teatrove dhe të shfaqjeve artistike”, tha ajo.
Masat e plota lehtësuese;
Nga 1 Qershori:
Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.
Nga 15 Qershor: • grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.
Nga 1 Korriku:
Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.