Ndryshojne taksat për 2022, si preken qytetarët dhe bizneset…

Nga Erblina Mile

Gjatë 2022 shqiptarët do të përballen me një sërë ndryshimesh të taksave.Është vendosur rritja e pagës minimale nga 30 në 40 mijë lekë e cila ka 0 tatim.Ndërsa është vendosur  rritja e fashës së pagave të larta që tatohen me 23 % nga 150 mijë lekë në 200 mijë lekë.Këto ndryshime parashikohen të hyjnë në fuqi në korrik të 2022 .Drejtori i politikave fiskale thekson se këto ndryshime synojnë heqjen e abuzimeve fiskale.

Ulin ngarkësën e tatimit direkt për shtresat me të arshura të ulta në segmentin 30-40 mijë lekë dhe 40-50 mijë lekë. Efekti negativ është 700 milion lekë. Janë të ardhura që mbeten në xhepat e qytetarëve”, tha ai.

Pas debatit për heqjen e TVSHpër fermerët  Lera thekon se subvencioni do të bëhet në bazë të produktit .

Është më logjike që fermeri të subvencionohet direkt për produktin e tij dhe jo nëpërmjet tregtarit pasi nuk jemi të sigurt që paratë shkojnë direkt tek ai”, tha Lera.

Ndërsa vendosjen e akcizës prej 6 lekësh për gazin e përcakton si një masë për të ulur abuzimet në treg ndërsa sqaron se kjo nuk do ndikoj në çmimin perfundimtar.

Ndryshimi i taksave për vitin 2020 parashikohet të sjellë një efekt shtesë prej 5 mld lekësh në buxhet. /abcnews.al