Ndryshohet vendimi për pagesën 40 mijë lekë, përfitojnë te larguarit nga puna nga 1 marsi -17 maj

Shpërndaje

Pas problemeve të konstatuara në paketën e dytë për dhënien e ndihmës prej 40 mijë lekësh, ndryshohet vendimi.

Në vendimin e fundit të qeverisë publikuar në fletoren zyrtare tashmë përfitues nuk do të jenë vetëm të larguarit nga puna deri më date 10 prill 2020, por do të përfitojnë të gjithë punonjësit apo ish punonjësit të larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri më 17 maj 2020.

Po ashtu në rast se biznesi nuk aplikon drejtoria e tatimeve do të verifikoje listën e kontributeve shoqërore apo të dhënat që disponon për të punësuarit dhe ish të punësuarit dhe do t’ua kalojë pagën 40 mijë lekë automatikisht duke shmangur kështu dhe shumë shqetësime të punonjësve që vinin si pasojë e mos aplikimit për pagën e tyre nga bizneset ku punojnë.

Afati i punëdhënësit për të aplikuar për pagën 40 mijë lekë është deri më 5 qershor 2020.

Shpërndaje