Ndryshimet e WhatsApp që do t’ju lehtësojnë komunikimin…

Shpërndaje

WhatsApp është duke e bërë më të lehtë ndarjen e mesazheve sipas disa kategorive për përdoruesit e aplikacionit.

Nëse je një prej 2 miliardë njerëzve që përdor këtë aplikacion e dini mirë se çfarë do të thotë të gjesh një mesazh në grupet e shumta apo mes qindra bisedave.

Platforma në pronësi të kompanisë “Meta” deri më tani ka ofruar ndarjen dhe zgjedhjen e mesazheve linqe, media dhe dokumente, por tani kategoritë dhe ndarjet do të zgjerohen.

Kategoritë e reja me të cilat mund të filtroni mesazhet tani janë foto, video, linqe, gife, audio, dokumente, mesazhe nga kontaktet, të panjohur dhe të palexuara.

Ky përditësim i ri ofrohet aktualisht për përdoruesit e versionit biznes të WhatsApp që i përdorin më tepër këto ndarje, por në të ardhmen mund të jetë i disponueshëm për të gjithë.

Një pamje e re e versionit iOS të WhatsApp pritet të prezantohet javët në vijim dhe do të ketë një mënyrë të re për t’ju njoftuar se njerëzit po flasin për ju në biseda.

Shpërndaje