Ndryshime në spitalin e Shkodrës, ikën Ardian Dajti, drejtimin e merr Xheni Halili…

Shpërndaje

Ndryshime ne spitalin rajonal te Shkodres.

Ardian Dajti nuk do te jete me drejtor i ketij spitali. Ne vend te tij eshte emeruar nga ministria e shendetesise Xheni Halili e cila deri me tani ishte drejtore e njesise vendore te kujdesit shendetesor. Kirurgu Dajti qendroi per afro 2 vite e gjysem ne krye te spitalit rajonal te Shkodres qe nga prilli i vitit 2019 post qe tashme do e kete Xheni Halili. Eshte ende e paqarte se kush do jete ne vend te Xheni Halili ne drejtorine vendore te kujdesit shendetesor ne Shkoder. Fillimisht pritet te jete i komanduar drejtuesi i ri deri sa te behet konkursi per ate pozicion.

Nderkohe nje ndryshim pritet edhe ne Autoritetin Kombetar te Ushqimit ne Shkoder teksa pritet largimi i drejtorit aktual Erdet Behari dhe aty pritet te emerohet Gjergj Sokoli i cili eshte pjese e PSD dhe anetar ne keshillin bashkiak te Shkodres. Keto ndryshime ne dy drejtorite pritet te zyrtarizohen diten e hene te javes se ardhshme por tashme jane levizje te konfirmuara. Nderkohe ne ditet ne vazhdim priten ndryshime edhe ne drejtori te tjera rajonale ne Shkoder ne radhet e PS.

Shpërndaje