Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka firmosur ndryshime dhe emërime të reja në radhët e policisë në vend.
Kështu, Vilson Bala është emëruar Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.
Arben Dashi është vendosur drejtor i Krimeve në Volum në Departamenti i Sigurisë Publike me strukturën e re. Edvin Ndreu do të jetë shefi i ri i Komisariatit numër 6 në Tiranë.
Artan Bajraktari është emëruar Drejtor i Policisë së Kukësit, ndërsa Oli Bistri, do të mbajë detyrën e specialistit në Drejtorinë e Krimeve në Volum. Ndërkohë Lutfi Minxhozi është emëruar Drejtor i Europol në Policinë e Shtetit.