eksa jemi vetëm 4 ditë larg rifillimit të “Abissnet Superiore”, një takim i ditës së shtunë nuk do të luhet në orën 18:00. Bëhet fjalë për sfidën e javës së 27-të Vllaznia-Bylis.
Shkodranët do të presin në “Loro Boriçi” në orën 15:00 skuadrën ballshiote. Skuadra e drejtuar tashmë nga Auron Miloti, gjendet të një krizë rezultatesh në kampionatin shqiptar.
Në 5 ndeshjen e fundit, Vllaznia numëron 3 barazime dhe dy humbje. Nga ana tjetër, Bylisi gjendet në vendin e parafundit me 28 pikë. Skuadrat do të përballen me njëra tjetrën të shtunën në orën 15:00 live në Oversport dhe Tibo. /oversport.tv