Ndou: Të bëhet tranparencë për situnatën në shkollat e Shkodrës…

Shpërndaje

VEMENDJE!!!
LSI Shkoder, shpreh shqetesimin per situaten ne shkolla, pasi nuk shohim vleresimin e duhur nga institucionet perkatese per kohen e veshtire qe po kalojme !

Sherbimi shendetesor vendor ka njoftuar per 10 mesues te infektuar nga covid – 19, nderkohe qe se sipas informacioneve tona ky numer është me i madh!

Gje qe tregon se sa shume rendesi u duhet kushtuar masave parandaluese ne shkolla si dhe testimeve te shpejta.

Duke u uruar sherim te shpejte ketyre mesueve, kerkojme qe zyra vendore e arsimit dhe sherbimi epidemiologjik Shkoder, te tregohen me transparent per ketë situate ne shkolla, dhe te marrin gjithë masat e duhura per ta pasur gjendjen nen kontroll, pasi rreziku i infektimit gjate kesaj periudhese vjen dhe rritet.

Ne nuk deshirojme qe te mberrihet ne nje pike sa shkollat te mbyllen, por zyra vendore e arsimit duhet te jete e pergatitur edhe per nje faze te tille qe dikton zhvillimin e mesimit online qe te mos gjinden te papergatitur si per universitetet!

Ne keto kushte, LSI Shkoder kerkon qe zyra vendore e arsimit Shkoder te deklarohet sa me pare se cilat jane mundesite e rreth 80 shkollave qe ajo mbulon ne qytet dhe ne fshatra, per zhvillimin e mesimit online, sa te pergatitur jane mesuesit e nxenesit, si dhe cila është gjendja e infrastruktures qe kerkohet ne raste te tilla !

LSI Shkoder i drejtohet zyres vendore te arsimit dhe Bashkise Shkoder, qe sa me shpejt te rekordojne masat e marra per ngrohjen e shkollave gjate dimrit, pasi koha nuk pret, dhe te deklarohen publikisht per ketë detyrim !

LSI Shkoder denoncon vonesen e treguar per zgjidhjen e problemit te transportit te mesueve per ne shkolla !

Edhe pse po behen 2 muaj nga fillimi i vitit te ri shkollor, akoma mesuesit nga qyteti e sigurojne vete transportin per ne fshatra, pasi akoma zyra vendore e arsimit dhe drejtoria rajonale arsimore nuk i kane perfunduar procedurat e tenderimeve per transportin e mesuesve!

Justifikimit se mesuesit rimbursohen, i ka kaluar koha, pasi transporti u kushton me shume se parate e rimbursimit!

Per keto 4 probleme te rendesishme, me te cilat ballafaqohen sot shkollat e Shkodres, LSI kerkon qe sa me pare Institucioni i Prefektit te Qarkut te Shkodres te zhvilloje nje analize rreth kesaj gjendje, dhe te percaktohen detyrat per secilin !

LSI Shkoder është e vendosur ne perkrahjen e mesuesve, nxenesve dhe prinderve, per te gjitha shqetesimet qe kane te bejne me shkollat!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3732468200116955&id=100000614369039
Shpërndaje