Disa banorë të Postribës dolën në protestë këtë të enjte, për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm. Sipas tyre, ndotja vjen nga një gurore në fshatin Domen.
Ata thonë se kanë depozituar padi administrative ndaj administratorit të subjektit si dhe padi penale ndaj ish-administratorit të Postribës, Altin Shabaj.
Firma mori leje në vitin 2017 , por punimet, sipas protestuesve, kanë shkaktuar dëmtime në burimin e ujit të pijshëm të zonës.
Banorët thonë se i kanë dërguar shkresa të gjitha institucioneve lokale dhe atyre qendrore, e megjithatë puna në gurore vazhdon.
Nëse gurorja nuk mbyllet, ata shprehen se do të përshkallëzojnë protestën.