Ndeshjen kthyese Tirana-Beşiktaş do ta drejtojë arbitri anglez Stuart Attwell…

Shpërndaje

Ndeshjen kthyese mes Tiranës dhe Beşiktaşit në kuadër të raundit të dytë eliminator të UEFA Ligës së Konferencës do ta drejtojë arbitri anglez Stuart Attwell.

Ndeshja do të zhvillohet më 3 gusht të enjten.

Sipas informacionit në ueb faqen e UEFA-s, ndeshja do të fillojë në orën 21:00 në Elbasan Arena ndërsa ndihmësit e Attwell do të jenë Constantine Hatzidakis dhe Neil Davies.

Arbitri i katërt i ndeshjes do të jetë John Brooks.

Shpërndaje